Përforcimi i parë i janarit, një francez për Sarrin dhe Juventusin

schedule14:14 - 24 Nëntor, 2019

schedule 14:14 - 24 Nëntor, 2019

Goditja e parë e Juventusit në merkaton e janarit pritet të jetë një francez. Bardhezinjtë po kërkojnë një mbrojtës të majtë dhe objektivi kryesor është pjesë e PSG-së. L’Equipe raporton se Layvin Kurzawa do të vazhdojë karrierën në Torinon bardhezi.

27-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit me kampionët e Francës dhe rinovimi mes palëve nuk ka shanse të ndodhë. Anësori i majtë nuk dëshiron të presë verën për të nisur një tjetër aventurë.

PSG është e interesuar për De Sciglion dhe francezi mund të përfshihet në këtë operacion që do t’i kënaqte të dy klubet. Kurzawa nuk po aktivizohet nga trajneri Tuchel dhe po pret me padurim hapjen e merkatos së dimrit për t’u transferuar në Serie A. /abcnews.al

Layvin Kurzawa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!