Drejtuesit e “gjigantëve” italianë” të Roma-s janë shumë pranë marrëveshjes për të transferuar nëpërmjet formulës së huazimit, anësorin e djathtë, Angelino, me këtë të fundit është në pronësinë e Leipzig, ndërsa ishte në huazim në Turqi, te “Luanët” e Galatasaray.
Verdhekuqtë kanë ofruar pesë milionë euro për huazimin e 27-vjeçarit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, palët po bisedojnë detajet e fundit dha janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje.
Angelino pritet në këtë formë t’i bashkohet shpejt skuadrës së tij të re dhe të vendoset nën urdhrat e trajnerit Daniele De Rossi për pjesën e dytë të sezonit, me “Verdhekuqtë”, që kanë vuajtur jashtëzakonisht në krahun e djathtë të mbrojtjes me Spinazzola-n që pjesën më të madhe të kohës ka pasur shqetësime fizike. /i.m /abcnews.al