Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përforcim para duelit ndaj Beer Sheva, Laçi prezanton bomberin afrikan

schedule18:57 - 3 Shtator, 2020

schedule 18:57 - 3 Shtator, 2020

Laçi ka zyrtarizuar Van-Dave Harmon si goditjen e radhës në merkato. 24-vjeçari nga Liberia vjen për të përforcuar sulmin e bardhezinjve të Cungut, teksa ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin kurbinas.

Afrikani luajti në IPKO Superligën e Kosovës sezonin e kaluar. Fazën e parë ishte pjesë e Drenicës, ndërsa në janar kaloi te Feronikeli. Sulmuesi ka zgjedhur fanellën me numër 20 dhe tani do të masë forcat në Kategoria Superiore.

Van-Dave Harmon numëron një ndeshje të luajtur me kombëtaren e vendit të tij, teksa është vënë nën urdhrat e trajnerit Cungu për duelin ndaj Hapoel Beer Sheva në Europa League (17 shtator, në Elbasan Arena). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!