Morena Taraku përflitet se ka nisur një romancë të re me këngëtarin turk Berdan Mardini. Artisti turk i dha martesës së tij dhjetëvjeçare me Fatoş Yelliler për të krijuar më pas një lidhje me këngëtaren nga Kosova.
“Ndjenjen e dashurisë e kam përjetuar vërtet te Morena. Jam shumë i lumtur kur jam me të, kam gjetur sërish jetën me të”, iu ka thënë këngëtari miqve të afërt. Madje, Morena organizoi një festë për ditëlindjen e këngëtarit.
Pas gjithë këtyre thashethemeve, Taraku u pa në qytetin Nişantaşı një ditë më parë. Pasi doli nga qendra tregtare ku po bënte shopping, këngëtarja u ndesh me gazetarët. Taraku u largua dhe preferoi të mos komentonte asgjë.
/abcnews.al