Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, largoi të gjithë aludimet se ai mund të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane. Kujtojmë që ditën e martë Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi largimin e Joachim Loë pas Euro 2020 dhe që nga ajo ditë bavarezi ka qenë një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar atë.
“Unë kam një kontratë deri në vitin 2023 dhe dua të jem i suksesshëm dhe të fitoj tituj me Bayern Munchen. Nuk është koha të spekuloj për të ardhmen time. Jam i përqëndruar në punën që po bëj. Loë ka bërë diçka shumë të mirë për futbollin gjerman dhe duhet të jetë krenar për atë që ka arritur”, deklaron gjermani.
“Werder? Ata kanë një mbrojtje shumë të mirë, qëndrojnë kompakt dhe nuk lejojnë shumë hapësira prap. Është e rëndësishme që ne të jemi agresivë dhe të gjejmë sa më shpejt rrugën e rrjetës, për të kontrolluar më pas takimin”, përfundon Flick./abcnews.al