Adriana Matoshi ka qenë gjithmonë mjaft e përfolur në media për jetën private. Aktorja dhe deputetja prej disa kohësh po shijon një romancë me futbollistin më të ri në moshë, Keith Groeneveld. Së fundmi, kanë qarkulluar spekulime se ka pasur një krizë mes tyre.
Megjithëse Prive raportoi se dyshja vazhdojnë të jenë bashkë, në fakt gjërat nuk duken se janë mirë mes tyre. Dyshimet përforcohen nga fakti se aktorja dhe futbollisti kanë fshirë njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
Distancimi nga mediat sociale shihet si një indikacion tregues për çiftet që ndahen. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e dyshes. /abcnews.al