Tërmetet e fuqishme të së hënës që tronditën Turqinë shkaktuan dëme të mëdha në shumë qytete. Mijëra njerëz humbën jetën dhe dhjetëra mijëra u plagosën. Ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet, të tjerë ofrojnë ndihma monetare, por ka pasur edhe nga ata që kanë përfituar për të vjedhur.
Më herët u raportua se policia turke ka arrestuar 40 persona të dyshuar për një seri vjedhjesh në rajonin e Hatay-t. Personat e arrestuar dyshohet se duke përfituar nga tërmeti, kanë hyrë brenda ndërtesave të dëmtuara dhe kanë vjedhur në aty sende me vlerë dhe bizhuteri.
Në disa video të publikuara në rrjete sociale, shihet që disa prej hajdutëve nuk kanë shpëtuar kollaj. Ata janë dhunuar për faktin se janë munduar të përfitojnë në një kohë të vështirë për Turqinë.
/abcnews.al