Përfituan miliona euro nga italianët, arrestohen dy vëllezër, akuzohen në Itali për mashtrim kompjuterik

schedule17:13 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 17:13 - 5 Dhjetor, 2024

Dy vëllezër janë arrestuar pasi akuzohen se përmes mashtrimit kompjuterik kanë fituar rreth 4 milion euro ndaj shtetasve italianë.

Dy vëllezërit nga Vlora Alban Sinanaj 32 vjeç dhe Shkelzen Sinanaj 42 vjeç rezultojnë te shpallur kërkim  nga shteti italian.

Arrestimi i dy vëllezërve është bëre në Tiranë ndërsa dyshohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

Operacioni, është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të Prokurorisë së Posacme SPAK të kryer në vitin 2022, ku u goditën disa rrjete Call Center që dyshohet se mashtronin mijëra shtetas italianë.

Sipas hetimeve të SPAK rezulton se dy vëllezërit kishin ne pronësi dy qendra call center ne Vlorë, Eurovoice dhe Reboot, të dy këto biznese u sekuestruan nga SPAK në vitin 2022. Me tej Spak thote se nëpërmjet këtyre call centerave dy vëllezërit Sinanaj kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë fituar rreth 4 000 000 euro.

Sipas Policisë arrestimi i Alban dhe Shkelzen Sinanajt është bëre me qëllim ekstradimin e tyre në Itali ku pritet të përballen me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Në nëntor te vitit 2022, agjentet e BkH, policia shqiptare, me mbështetje te autoriteteve italian  dhe spanjolle sekuestruan në Vlore dhe ne Tirane disa servera dhe dokumente të këtyre kompanive që dyshohet se mashtruan qindra  qytetarë të shteteve të huaja.   Call centera-t arritën te identifikoheshin nëpërmjet IP-ve, ndërsa në atë kohë SPAK mori disa letër porosi nga Italia dhe Spanja ku raportoheshin mashtrimet për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!