Përfitimet që merrni nga ngrënia e çokollatës

schedule14:24 - 20 Prill, 2021

schedule 14:24 - 20 Prill, 2021

Çokollata nuk është edhe aq e dëmshme sa ju është thënë. Madje, nëse e hani në mënyrë të moderuar mund të merrni përfitime prej saj. Çokollata është e pasur me antioksidantë të fuqishëm të quajtur fenolë, të njëjta me ato që gjenden në verë (çokollata e bardhë e cila nuk ka asnjë gram kakao, nuk llogaritet).

1/3 e yndyrës në çokollatë është yndyrë miqësore ndaj kolesterolit, e quajtur acid stearik dhe 1/3 tjetër është yndyrë e pangopur e quajtur acid oleik.

Zgjedhja më e mirë do të ishte çokollata e zezë, pasi përmban më shumë fenolë sesa çokollatat e tjera. Ju mund ta shijoni atë të shkrirë me luleshtrydhe. Për ta shkrirë, mjafton ta fusni në mikrovalë për rreth 30 sekonda. Sigurohuni që luleshtrydhet të jenë tharë plotësisht para se të zhyteni.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është që çokollata të jetë e cilësisë së mirë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!