Përfaqësuesi i presidencës së Ukrainës: Lufta nuk është për territor, por ajo që simbolizo botën ruse

schedule15:29 - 22 Mars, 2022

schedule 15:29 - 22 Mars, 2022

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak në një reagim të fundit të bërë në rrjetet sociale në kuadër të sulmeve nga Rusia, është shprehur se lufta në Ukrainë nuk është për territor, por për “gjithçka që simbolizon botën ruse”.

Podolyak ndër të tjera është shprehur se forcat e Ukrainës janë të gatshme për luftimin.

 “Ai mund të ndërtojë infrastrukturën e luftës brenda një ose dy ditësh dhe të zhvendosë ekonominë,” tha ai.

Podolyak është një anëtar i ekipit negociator ukrainas në bisedimet me Rusinë, të cilat duket se kanë bërë pak përparim këtë javë.


Ndërkohë një ditë më parë, Kremlini akuzoi Kievin për ngecje të negociatave duke i bërë propozimet të papranueshme për Rusinë . Ukraina ka thënë se është e gatshme të negociojë, por nuk do të dorëzohet apo pranojë ultimatumet ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy , tha se nuk do të ishte e mundur të negociohej pa takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!