“Perënditë e BE-së erdhën në Shqipëri”, Rama: Sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre, më shumë se kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm

schedule13:25 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 13:25 - 7 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, në sesionin e diskutimit rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbaj në Tiranë dje më 6 dhjetor.

Liderët e vendeve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë në një samit historik, i pari që u zhvillua në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Rama se Shqipëria arriti t’i sillte buzëqeshje në fytyrë liderëve të BE-së.

Rama: Kur më pyeti dikush pak kohë më parë “çfarë Shqipëria do t’i sjellë Evropës”, i thashë “mund t’i sjellim pak buzëqeshje.” Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm. Mendoj që është shumë më e thellë se sa ajo që duket. Ne jemi shumë besnikë dhe kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Këto dy gjëra janë shumë të nevojshme në BE.

Sipas kreut të qeverisë, popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë. Ai shtoi se Shqipëria është vendi më proevropian në kontinent.

Rama: Ne kemi ardhur nga ferri. Kemi ardhur nga ferri i vërtetë, tërësisht të izoluar. Për ne Jugosllavia  ishte një lloj planeti i lirisë. Përveç vëllezërve dhe motrave tona kosovare, por ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE-së saqë askush nuk mund të na ndryshojë. Samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme historike. Në Kanunin tonë. ligjin zakonor ka një pjesë shumë të rëndësishme ku thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Kjo nënkupton që çdo mik është vullneti i Zotit dhe duhet ta mirëpresësh. Dje Perënditë e BE-së erdhën në Shqipëri. Ishte një sinjal i qartë se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa nevojë Ballkani Perëndimor për ne./Abcnews.al/