Përdorimi i raketave të Koresë së Veriut nga Rusia, Ukraina paraqet prova të reja

schedule17:12 - 6 Janar, 2024

schedule 17:12 - 6 Janar, 2024

Zyra e prokurorit të rajonit Kharkiv dha prova të tjera të shtunën, lidhur me pretendimin se Rusia sulmoi Ukrainën me raketa të Koresë së Veriut.

Ky institucion ka paraqitur fragmente të raketave, shkruan Reuters.

Dmytro Chubenko, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Harkiv, tha se raketa, që ishte një prej disa që goditën qytetin e Harkivit më 2 janar, në aspektin teknik dhe në pamje ishte e ndryshme nga raketat e modeleve ruse.

“Metoda e prodhimit të këtyre raketave nuk është shumë moderne. Ka devijime nga raketat standarde ruse Iskander, që më herët janë parë duke u përdorur në sulmet në Harkiv. Kjo raektë është e ngjashme me një prej raketave të Koresë së Veriut”, tha Chubenko para mediave, teksa shfaqi copëza të raketës.

Ai u shpreh se raketa ishte paksa më e madhe në diametër sesa raketa ruse Iskander, ndërkaq edhe pjesë të tjera të saj janë të ndryshme nga raketat ruse.

“Prandaj, ne po anojmë më shumë kah versioni se kjo mund të jetë raketë që mund të jetë marrë nga Koreja e Veriut”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!