Përdorimi i maskave edhe në ambientet e hapura është bërë tashmë pjesë e rutinës tonë.
Por ka disa rregulla që duhet të kemi parasysh në momentin që jemi të detyruar të mbajnë maskat edhe në makinë. Para së gjithash, duhet të theksojmë faktin se ende nuk është përcaktuar qartë nëse përdorimi i maskës është i detyrueshëm në makinë dhe në çfarë kushtesh, shkruan abcnews.al.
Kur në makinë është vetëm shoferi, nuk është i nevojshëm përdorimi i maskës, ajo çfarë duhet të kemi parasysh është përdorimi i maskës kur ka pasagjerë të tjerë në makinë.
Në rast se shoferi dëshiron të mbajë maskë, ai duhet ta mbajë siç duhet. Maska duhet të mbulojë hundën dhe gojën. Kujdes i veçantë nevojitet kur shoferi mban syze, sepse syzet mbushen me avull dhe kjo pengon shikimin. Prandaj është e rëndësishme të zgjidhni maskën e duhur dhe ta provoni përpara se udhëtoni.
Duhet të keni parasysh se në çdo rast maska duhet mbajtur siç duhet dhe nuk duhet të jetë e lirë ose të bjerë, sepse do të shpërqendrojë shoferin. Në rast se shoferi nuk ka mban maskë, është e rekomandueshme që ne momentin që flet me dikë të vendosi maskën për të penguar përhapjen e piklave.
Çdo shofer duhet të mbajë maskën sa herë që del nga makina, për të evituar prekjen me duar të maskës./abcnews.al