Një 49- vjeçar është vënë në pranga nga policia. Mësohet se 49 vjeçari me inicialat A.E, banues në Kuçovë ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë B.G, 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal./abcnews.al