Përdhunoi të miturën, burg pa afat 32 vjeçarit

schedule12:00 - 22 Nëntor, 2017

schedule 12:00 - 22 Nëntor, 2017

Gjykata e Durrësit ka lënë në “Burg pa afat” Alfred Tereziun, 32 vjeçarin i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare. Në masën e sigurimit personal, të zhvilluar me dyer të mbyllura 32 vjeçari nëpërmjet avokates ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke deklaruar se të mituren e ka marrë në makinë me dëshirën e saj.

Kjo e fundit sipas Tereziut i kishte kërkuar ta shoqëronte diku, pasi po binte shi. Alfred Tereziu, nga Tirana, u arrestua 3 ditë më pare nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, të cilët famijarët e kishin deklaruar të humbur që prej katër ditësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!