Një 56-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke të dielën, për shkak se akuzohet për përdhunim dhe kryerje të veprave të turpshme me një vajzë të mitur.
Mësohet se i arrestuari, Kozma Papa, me origjinë nga fshati Dhrovjan i Bashkisë Finiq dyshohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur të një familje shqiptare në Athinë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme për Krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qënë një denoncim nga mamaja e vajzës së mitur që solli zbardhjen e akteve që autori kryente me të miturën e datëlindjes 2008.
Prej verifikimeve rezultoi se autori hynte në banesën ku abuzonte me të miturën, duke shfrytëzuar njohjet me nënën e vajzës.
E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeçare dhe vazhdonte ende deri pak para se të bëhej denoncimi. Madje sipas hetimeve, autori 56-vjeçar e kishte detyruar vajzën e mitur që t’i dërgonte edhe foto intime.
E mitura tha se kishte frikë ta denonconte fillimisht pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë.
Ka qenë nëna e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi mësoi se Kozma Papa abuzonte me të bijën e mitur, e denoncoi atë në polici dhe prokurori.
Menjëherë ai u arrestua nga policia ndërsa të hënën paradite pritet të dal para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë./abcnews.al