Përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi, 35-vjeçari bullgar i bie me kokë murit pas dëshmisë

schedule14:48 - 25 Qershor, 2021

schedule 14:48 - 25 Qershor, 2021

35-vjeçari bullgar që përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi është dërguar ditën e sotme në qeli pas dëshmisë së tij para gjykatës.

Mediat greke raportojnë se ai ka mohuar të ketë rrëmbyer dhe më pas të ketë përdhunuar 50-vjeçaren shqiptare për orë të tëra.

Menjëherë pas marrjes në pyetje ai ka goditur kokën disa herë në mur. Oficerët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur neutralizimin e tij.

Ndërkohë i pandehuri i dytë i akuzuar për nxitjen e 35-vjeçarit është lënë i lirë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!