Përdhunoi nipin e tij 7-vjeçar, prokuroria e Beratit çon në gjykatë dosjen për 46-vjeçarin nga Prizreni

schedule13:16 - 12 Gusht, 2022

schedule 13:16 - 12 Gusht, 2022

Prokuroria e Beratit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen penale për Belul Kokollari, nga Kosova, i akuzuar për përdhunimin e nipit të tij 7-vjeç.

Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet për 46-vjeçarin Belul Kokollari, lindur në Prizren, që akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Kosovë, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit, e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Sipas hetimeve të kryera, Prokuroria e Beratit konfirmon se, provohet se shtetasi Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, asokohe kur ndodhi ngjarja e rëndë 7-vjeç.

Denoncimi

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit është bërë nga nëna e të miturit që ka denoncuar në polici vëllanë e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur. Ajo ka deklaruar se pasi ka ndenjur 5-ditë në Kosovë me djalin, kur është kthyer në Berat ka parë djali trembej natën dhe fliste përçart. Pasi e ka zgjuar nga gjumi dhe e ka pyetur, nëna thotë se djali ja ka treguar të gjitha, edhe pse në fillim kishte frikë të tregonte të tregonte sepse Beluli e kishte kërcënuar me armë.

Lexo edhe: Akuzohet për përdhunimin e nipit, 45-vjeçari del para gjykatës në Berat: Është montim

Hetimet

Shpresa e ka çuar djalin në polici, ku ai është pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve. Pasi djali ka deklaruar se ka fjetur me dajën në Kosovë dhe se ai e kishte përdhunuar, i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe ju nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor që konfirmoi thëniet e nënës dhe djalit.

I akuzuari Belul Kokollari mësohet se nuk e ka pranuar krimin, madje ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar një ekzaminim për gjendjen e tij mendore por pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se ai nuk vuan dhe nuk ka vuajtur asnjëherë nga probleme të shëndetit mendor.

/abcnews.al/