Përdhunimi e vrasja e studentes greke, dy të rinjtë tentojnë të ulin dënimin duke fajësuar njëri-tjetrin

schedule10:08 - 3 Maj, 2022

schedule 10:08 - 3 Maj, 2022

Ditën e sotme do të dalin para gjykatës dy shqiptarët që akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi. Dy të rinjtë, njëri 24 vjeç grek dhe tjetri 23-vjeç shqiptar pritet që të shprehin pendesën para trupës gjykuese në mënyrë që mund të përfitojnë zbutje të dënimit.

Në gjykimin që u është bërë fillimisht, ata janë dënuar përjetë për vrasjen e vajzës dhe kanë edhe 15 vite të tjera burg për përdhunim. Pasi ata të shprehin pendesën, gjykata pritet që të trajtojë një sërë çështjes për të vendosur nëse do të kenë reduktim të dënimit.

Sot i pari që do të hedhë hapin për të shprehur pendesën pritet të jetë 24-vjeçari Roditis i cili në shkallën e parë e përshkroi ngjarjen si një krim brutal që u shpalos brenda syve të tij në vilën në Rodos, por ai ka shtuar se nuk kishte gisht në atë që ndodhi veç faktit që nuk i dha ndihmë studentes.

“Unë nuk e përdhunova, nuk e vrava, nuk i bëra asgjë të keqe Elenit”, raportojnë mediat në vend të jetë shprehur i riu shqiptar. Për çdo gjë ai fajëson 23-vjeçarin shqiptar.

Sipas tij, ishte i riu shqiptar që e goditi 21-vjeçaren me thikë dhe e hodhi nga shkëmbi. Ai ka pohuar se  gjithçka nisi kur shoku i tij u zemërua me vajzën dhe nisi ta godiste atë “me hekur në kokë..”

Nga ana e tij, i riu 23-vjeçar me origjinë shqiptare, në gjykatën e shkallës ka treguar se kishte lidhje me studentet, por i ktheu Roditit të gjitha akuzat.  Duke dhënë versionin e tij të ngjarjes, i riu shqiptar tha se gjithçka ndodhi pasi morën vajzën nga shtëpia e saj dhe shkuan në shtëpinë e 24 vjeçarit në “Pefkous”.

“U nisëm për në shtëpinë e Elenit. Parkova dhe i dërgova mesazh se kishim mbërritur. Eleni më pyeti me kë je? I thashë nuk më ke thënë të sjell një shokun tim? Dhe tha në rregull”.

Lidhur me ngjarjet e ndodhura brenda shtëpisë së Roditit, 23-vjeçari ka pohuar se shoku i tij është inatosur me vajzën kur ajo i ka bërë një koment duke i fyer burrërinë. Siç e përshkroi ai, i riu grek “më pas filloi ta godiste me shuplakë dhe me shkelma”.

Gjithashtu, 23-vjeçari është shprehur se i kishte kërkuar të riut grek që ta çonin vajzën në spital, por ai sipas tij, nuk kishte pranuar. /abcnews.al/