Përcillet drejt banesës së fundit deputeti socialist Bashkim Fino

schedule16:06 - 29 Mars, 2021

schedule 16:06 - 29 Mars, 2021

Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve dhe tashmë trupi i pajetë i deputetit socialist Bashkim Fino po përcillet për në banesën e fundit.

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi prej javësh ndodhesh i shtruar në spital në përpjekje për të mposhtur sëmundjen.  Në nder të tij, me vendim të qeverisë, 29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare.

Gjatë ditës së sotme, për homazhe në Pallatin e Kongreseve u bënë bashkë të majtë e të djathtë. Prezentë ishin kryedemokrati Lulzim Basha me bashkëshorten, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ambasadorja amerikane Yuri Kim, e shumë të tjerë.

Bashkim Fino spikati në karrierën e gjatë politike për Pajtimin Kombëtar në vitin e vështirë 1997. Ai ishte i vetmi emër për të cilin palët dakordësuan të vendosej në krye të qeverisë. Kreu i qeverisë njoftoi mëngjesin e sotëm ndalimin e takimeve elektorale në nderim të kujtimit të Finos. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!