Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përçarja e Kurtit, e qëllimshme”, Halimi për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Dëmtoi shqiptarët, jo maqedonasit

schedule16:14 - 25 Prill, 2024

schedule 16:14 - 25 Prill, 2024

Drejtuesi i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi thotë se kryeministri Kosovës Albin Kurti përçau shqiptarët në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, ai tha se përçarja që solli Kurti ishte qëllimshme, ndërsa shtoi se kjo politikë e tij dëmtoi shqiptarët dhe jo maqedonasit.

Sakaq ai kritikoi politikat e Kurtit, ku tha se duhen eliminuar më shpejt, pasi nuk mund të synohet anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian apo në NATO.

E kemi marrë me shqetësim këtë përzierje të Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. I ka humbur mundësinë një kandidati shqiptar si Osmani për të qenë president i RMV-së. Shqipëria e mori mësimin, që nuk mundi të bëjë asgjë. Unë mendoj se është bërë një gabim i madh dhe dashtë Zoti të mos ketë përzierje sërish. Kurti i ka bërë dëm vetëm shqiptarëve dhe asgjë maqedonasve. U përpoq të mashtrojë shqiptarët, njësoj siç bën në Kosovë.

Dëmi që bëri Kurti është i madh dhe i pariparueshëm. Kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, madje Kurti ka angazhuar ministra në fushatë. Ky dëm është i pariparueshëm dhe duhet thënë që Albin Kurti është përçarës. Këto politika të tilla duhet eliminuar sa më shpejt. Me këto politika nuk shkon në NATO, apo BE dhe ndaj duhen eliminuar dhe zoti Kurti t’i thërrasë mendjes që të mos bëjë më politika të tilla.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!