Përballjet kryesore të Superiores, publikohen formacionet e sfidave Tirana-Skënderbeu e Vllaznia-Partizani

schedule16:29 - 28 Janar, 2024

schedule 16:29 - 28 Janar, 2024

Pas përfundimit të sfidës, Laçi-Teuta, përballje kjo që u mbyll në barazimin, 1 me 1, në orën 17:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, Abissnet Superiore e padyshim ndër më spektakolaret, ajo Tirana-Skënderbeu, në “Air Albania” dhe ajo Vllaznia-Partizani, në “Loro Boriçi”.

Kështu, “Bardheblutë” e Julian Ahmatajt, kërkojnë të ruajnë formën e tyre dhe vazhdimësinë në “Final 4”, duke ruajtur distancën nga ndjekësit e nga ana tjetër korçarët ndodhen në krizë rezultatesh dhe një fitore thuajse është detyrim në “Air Albania” në mënyrë që të largohet nga zona e ftohtë e kategorisë.

Ndërkaq, në “mitikun” e Shkodrës, “Loro Boriçi”, siç theksuam edhe më lart zhvillohet supersfida e kësaj jave, Vllaznia-Partizani, me teknikun, Qatip Osmani që ka bërë pak lëvizje në krahasim me ndeshjet e kaluara të “Kuqebluve, duke i besuar të njëjtit grup lojtarësh që ka marrë serinë e fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupë, Orges Shehi ka vendosur që të kthejë titullar te “Demat”, Skukën, duke parë formën që ky i fundit kaloi në ndeshjen e Kupës

Formacionet zyrtare:

Tirana – Skënderbeu

Tirana: Abdullahu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj

Skënderbeu: Alia, Prençi, Dumfur, Gerço, Janaqi, Liço, Shaqe, Rashica, Nikaj, Juri, Franklin.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

 

Vllaznia – Partizani

Vllaznia: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka.

Trajner: Orges Shehi   /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!