Ishte një fazë spektakolare, por për fat të keq përfundoi, teksa këtë të mërkurë do të mbyllen zyrtarisht faza e grupeve të Euro 2024, ku fillimisht skuadrat e Grupit F, Portugali, Gjeorgji, Turqi e Çeki, që do të zhvillojnë në orën 21:00, sfidat e xhiros së tretë, të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Kështu, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, Kombëtares së Turqisë do t’i duhet të “durojë” presionin çek, 90 minuta, për të siguruar zyrtarisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, të Euro 2024, me djemtë e Vincenzo Montella, që aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 3 pikë, mirëpo një fitore e çekëve dhe një fitore e gjeorgjianëve, mund t’i nxjerrë turqit jashtë turneut.
Në krahun tjetër, “Luzitanët” e Portugalisë, tashmë të kualifikuar si kokë e Grupit F do të përballen me “Kryqtarët” e Gjeorgjisë, në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit, ku pritet të jetë një përballje, më tepër çlodhëse, për djemtë e Roberto Martinez, të cilët i pret një fazë e zjarrtë të eleminimit direkt, teksa është pozicionuar në krahun e pretendentëve dhe në çerekfinale, mund të shohë një përballje me Francën. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Gjeorgji – Portugali
Republika Çeke – Turqi