Pas rreth 2 javësh pritje, Kategoria Superiore është rikthyer në fushën e blertë, me përballjen e parë, të kësaj të enjetje, që ishte përballja mes kryesuesve të tabelës, Egnatias e Partizanit, përballje kjo e lënë në mes, pas ndarje tragjike nga jeta të “yllit” ganez, Raphael Dëamena, por që në përfundimin u mbyll me barazimin, 1 me 1.
Në orën 17:00 do të zhvillohet dhe sfida e dytë e kësaj jave, me “blutë” e Dinamo City do të përballen në “Niko Dovana”, të durrësit, me “shijakasit” e Erzenit, në një përballje, ku fitorja është obligim për të dyja skuadrat, në rast se kërkojnë të “mbijetojnë”, në elitën e futbollit shqiptar.
“Nëndetësja blu” e Dinamos është e parafundit me 12 pikë, ndërsa “shijakasit” kanë vetëm një pikë më shumë në renditje dhe për këtë sfidë kaq shumë të rëndësishme, si tekniku Dritan Mehmeti dhe ai i Erzenit, Alfred Deliallisi kanë vendosur të hedhin në fushë më të mirët, për sigurimin e pikëve të plota.
Formacionet zyrtare:
Dinamo City: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Allmuç, Zabergja, Andoni, Gudiabi, Vila, Denison.
Trajner: Dritan Mehmeti
Erzeni: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanda, Peposhi, Karimanoviç, Alba, Migone, Zeka, Meçja, Mihana.
Trajner: Alfred Deliallisi /i.m /abcnews.al