Juventusi do të përballet me Villarealin në Champions League ditën e nesërme ora 21:00. Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të forta me dy skuadrat që kërkojnë të sigurojnë fitoren për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Juventus udhëton në Estadio de la Ceramica për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, i cili fitoi Ligën e Evropës sezonin e kaluar.
Massimiliano Allegri ka publikuar edhe listën e skuadrës për këtë përballje, ku Paulo Dybala do të jetë mungesa e madhe për shkak të lëndimit që mori javën e kaluar.
Në vend të Dybalas, Allegri ka ftuar Moise Kean. 21-vjeçari italian ka shënuar një gol deri më tani këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke realizuar në fitoren 1-0 ndaj Malmos. Giorgio Chiellini është gjithashtu ende i padisponueshëm.
✈️ #Juve in partenza per la Spagna: decollo alle 16.30 per la squadra di #Allegri
? @SimoneDinoi pic.twitter.com/pm0atayEG6— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) February 21, 2022
/f.a/abcnews.al