Më 2 mars ora 16:45, “Air Albania” do të presë në nga ndeshjet që vitet e fundit i ka dhënë tjera “ngjyra” kampionatit shqiptar. Partizani-Kukësi do të masin forcat mes tyre në sfidën e javës së 23-të të Abissnet Superiore, një duel që pritet të jetë i luftuar deri në sekondat e fundit.
Vetëm 8 pikë i ndajnë dy skuadrat në tabelën e klasifikimit, me verilindorët që mbajnë vendin e tretë, ndërsa demat janë të pozicionuar në vendin e 5-të, dhe të kuqtë të mërkurën do të kërkojnë të shkurtojnë diferencat mes tyre, ndërsa theksojmë se të dyja skuadrat vihen përballë njëra-tjetrës pas barazimeve që morën në javën e 22-të.
Për këtë sfidë drejtuesit e Partizanit kanë kërkuar “Air Albania” plot të mbushur me tifozë dhe për këtë kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim, ku një biletë në tribunat pas porte kushton vetëm 100 mije lek të reja.
Biletat kanë dalë në shitje nga sot dhe në vazhdim, çdo ditë ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
/f.a/abcnews.al