Kukësi do të përballet me Kastriotin për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 29-të të kampionatit shqiptar.
Një takim i rëndësishëm për të verilindorët të cilët do të kërkojnë fitoren për të mos rrezikuar vendin e 3-të në klasifikim, teksa përballë do të kenë skuadrën më në formë të momentit që në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë po kaq fitore.
Në këtë sfidë Diego Longo përveç se do të kërkojë 3 pikët dhe të mposhtë krutanët, duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin e ekipit, Gejlbrim Taipin.
Kapiteni ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe është i detyruar ta shohë ndeshjen nga tribuna. Taipi është parë si pikë referimi në skuadër dhe për shkak se është i vetmi lojtar që ka luajtur titullar në të gjitha ndeshjet e kampionatit. /f.a/abcnews.al