Barcelona do të udhëtojë në Milano për t’u përballur me Interin në ndeshjen e tretë të grupit C në Champions League, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 21:00.
Në prag të këtij takimi ka folur edhe Xavi Hernadez, i cili në konferencën për shty e ka cilësuar Interin si një kundërshtarë të fortë, ndërsa përballja me ta është shumë e rëndësishme, por jo vendimtare.
“Epo, një gjë është të përshtatesh dhe një gjë të ndryshosh diçka për t’u përmirësuar. Ne duam të dominojmë, të kemi posedimin e topit, të luajmë në pjesën kundërshtare. Kjo është historia e viteve të fundit të Barcelonës dhe unë nuk e ndryshoj atë. Unë mund të ndërroj mbrojtjen, por jo sepse e bën rivali, por për të tentuar të përmirësohemi. Përshtatemi në mbrojtje, në kënde, sot analizojmë shumë kundërshtarët, por ideja mbetet të jemi protagonistë të lojës”, ka theksuar tekniku spanjoll.
Interi? Interi ka një sistem shumë të fortë mbrojtës dhe një modul të ndryshëm nga ato me të cilët jemi përballur deri tani. Inzagi punon mirë në sulm, ai ka dy sulmues dhe në Spanjë është e vështirë të gjesh dikë që luan kështu. Ai është një kundërshtar i fortë, i vështirë për t’u sfiduar. Ne duhet të tregojmë se jemi Barcelona, do të duhet ta luajmë ndeshjen si në Monako, por me një rezultat tjetër.
Formacioni? E kam në mendje, tani kemi një seancë tjetër stërvitore dhe shpresoj të mos ketë probleme. Nesër duam të dominojmë, të kemi posedim të topit, të luajmë në gjysmëfushën kundërshtar. Është një ndeshje thelbësore, jo vendimtare, por shumë e rëndësishme për grupin dhe për të ardhmen në Champions League.
Vendi i parë në La Liga? Është e rëndësishme të rishohim veten atje lart, kjo na jep besim dhe kjo do të thotë se ne po i bëjmë gjërat siç duhet. Do të jetë një ndeshje e madhe nesër. /f.a/abcnews.al