Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se kapacitetet në nivel kombëtar janë në gatishmëri të plotë, teksa pritet përkeqësimi i motit në vend.
Çako u shpreh se pritet që ditët e ardhshme të ketë reshje incensive, teksa shtoi se do të ketë komunikim të vazhdueshëm me bashkitë dhe prefekturat.
“Në bazë të vlerësimit ka marrë masat e nvojshme për të përballuar dhe menaxhuar situatën që do prevalojë nga reshjet e parashikuara deri në 22 nëntor. Pjesa veriore kryesisht, ose më saktë pjesa e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës, do kenë reshje me intesitet mesatar dhe të larta. Natyrisht që në zbatimit të planit kombëtar, agjencia e mbrojtjes civile ka marrë masat oër rifreskimin e planeve. Për mbajtjen në gatishmëri. Sot, thuajse të gjitha bashkitë dhe prefekturat janë të mobilizuara totalisht. Në datën 18, pritet që reshjet të jenë intensive në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kapacitetet në nivel kombëtar janë në gatishmëri të plotë. Në varësi edhe të situatës, jemi në komunikim të drejtpërdrejtë, do bëjmë njoftimet për situatën që do prevalojë”, theksoi ai./abcnews.al

