Partizani pret në “Air Albania” skuadrën e Vllaznisë për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 21-të të Abissnet Superiores, takim që do të luhet ditën e shtunë ora 16:45.
Një sfidë që pritet të jetë e luftuar me demat që kërkojnë të pozicionohen sa më lart në tabelën e klasifikimit për të bërë të mundur sigurimin e një vendi që të dërgon në europë.
Për këtë përballje klubi i kuq ka nxjerrë në shitje edhe biletat, ndërsa kërkon edhe mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”.
Çmimet e biletave në tribunën qëndroje kushtojnë nga 3000-2000 Lek të reja, ndërsa në tribunën përballë kushtojnë 500 Lek, ndërsa tek tribuna pas porte 300 lek.
Biletat në tribunën mike kushtojnë 300 Lek, ndërsa tifozët mund t’i blejnë biletat duke filluar nga dita e nesërme pranë stadiumit “Selman Stërmasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.
/f.a/abcnews.al