Kryeministri Edi Rama thotë se përafrimi legjislacionit me Bashkimin Evropian do të realizohet shumë shpejt. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se kjo do të realizohet përmes inteligjencës artificiale, ChatGPT.
“Do ua lë si kartolinë liderëve të BE, rezultatin e sukesshëm të modelit shqiptar të AI”, tha Rama.
“Ky nuk është qëndrim retorik, por i mbështetur në shkencë. Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë, emrin e një vajze vlonjate, një talent gjenial shqiptar, Mira Murati. E dëgjuam të gjithë njëkohësisht me gjithë botën emrin e saj, kur ajo mahniti, të gjithë me krijesën e inteligjencën artificiale ChatGPT. E dini sesi është jeta, secili ka fiskimet e tij. Unë kam fiksimin tim, dhe e kërkoj Mira Muratin, i ndrojtur nga një ndrojë që përgjithësisht nuk më karakterizon.
Më jep takim telefoni. Unë marr guximin t’i kërkoj ndihmë për ta bërë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Thotë, po të dëgjoj, i them a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyes, batalionë me juristë, të shpenzojmë dhjetëra milliona euro për të bërë gati në shqip, për masat ligjore të Bashkimit Evropian, ta bëjmë me ChatGTP. Më përgjigjet, po më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe me një skuadër të AKSHIT.
Sot, dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruskel, kur të mbarojë mbledhja, do ua lë si kartolinë të vitit të ri të Shqipërisë, të gjithëve liderëve të BE, rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale, për ndërvendosjen në legjislacionit tonë të 280 mijë faqeve, masa ligjore te BE. Modeli ynë revolucjionar nuk bën thjeshtt përkthim, por edhe një sërë shërbimesh të tjera”, theksoi ai./abcnews.al