Për tu marrë shembull, mbi 50 shtete nuk kanë patur asnjë vdekje nga koronavirusi

schedule10:50 - 8 Prill, 2020

schedule 10:50 - 8 Prill, 2020

Është interesant fakti se, disa shtete, edhe pse kanë shënuar me qindra të prekur nga koronavirusi, nuk kanë patur asnjë vdekje.

Sipas matësit botëror, Wordometer, mbi 50 shtete nuk kanë patur asnjë vdekje, edhe pse kanë regjistruar raste të shumta, me koronavirus në popujt e tyre.

Sot Ruanda ka 105 raste me koronavirus por asnjë të vdekur.

Grafiku tregon se rastet e të prekurve po shkojnë në ulje, dhe situata duket nën kontroll.

Shteti afrikan i rrethuar nga Burundi, Republika Demokratike e Kongos, Uganda dhe Tanzania ka rreth 12.5 milionë banorë.

Ishujt Fareoe, kanë regjistruar 181 raste me koronavirus, janë shëruar 131 persona, dhe nuk kanë patur asnjë vdekje.

Edhe në këtë vend rastet e të prekurve po shkojnë në ulje, dhe situata duket tepër pozitive, dhe shpresëdhënëse.

Malta, është një tjetër shtet që nuk ka regjistruar asnjë vdekje, që nga fillimi i pandemisë e deri ditën e sotme.

Ky shtet ka arritur pikun e pandemisë, ka regjistruar gjithsej 293 të prekur me koronavirus, por nuk ka patur asnjë vdekje.

Nëse do të krahasonim Shqipërinë me këto vende duket se vendi ynë nuk ka patur një historik apo rezultat të mirë nga kjo pandemi.

Shqipëria ka  383 raste me koronavirus deri tani, dhe ka shënuar 22 vdekje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!