Të gjithë pasagjerët mbi 5 vjeç që do të udhëtojnë me kroçeren Disney duhet të vaksinohen kundër Covid-19 duke filluar nga janari, shkruan CNN
“Shëndeti dhe siguria e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit është përparësiA kryesore, tha Disney Cruise Line në një deklaratë .
Fëmijët nën moshën 5 vjeç duhet të tregojnë prova të një testi negativ nga 3 ditë deri në 24 orë përpara nisjes, dhe fëmijët nga mosha 5-11 vjeç duhet të plotësojnë kërkesat e testimit përpara datës 13 janar.
Njoftimi është në përputhje me politikën e kompanisë që thotë se të gjithë personat e kualifikuar për vaksina – siç përcaktohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA duhet të vaksinohen kundër Covid-19 përpara se të hipin në bord.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi në fund të tetorit vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç. Rreth 1.9 milionë fëmijë nën moshën 12 vjeç kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës, sipas të dhënave të CDC, dhe grupmosha 5-11 vjeç përbën rreth një të tretën e të gjitha personave të vaksinuar gjatë dy javëve të fundit.
/abcnews.al