Për të mundur Kinën, SHBA dhe aleatët duhet të bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë

schedule10:55 - 3 Qershor, 2021

schedule 10:55 - 3 Qershor, 2021

Nga Jamil N. Jaffer, The Hill

Amerika dhe aleatët e saj janë përshirë në një lufte teknologjike.  Rritja e Kinës në fushën teknologjike duket e pashmangshme dhe në sytë e të gjithë globit, fuqia dhe ndikimi i SHBA-së  dhe aleatëve të saj po bie, duke u zëvendësuar nga rritja e inovacionit kinez.

Paralelisht me rritjen e fuqisë së Kinës, potenciali i aleancave kryesore amerikane mund të zbehet, pasi disa aleatë kanë theksuar se Amerika ka hequr dorë nga angazhimet  e saj dhe, si rezultat, është bërë skeptike ndaj udhëheqjes globale, raporton abcnews.al

Megjithatë duhet kohë për të ndryshuar trajektoren  aktuale, pasi administrata e Biden kërkon të rindërtojë marrëdhëniet e dobëta me aleatët dhe partnerët kryesorë në Europë, Azi dhe rajone të tjera. Kjo përpjekje nuk është dhe aq e rëndësishme veçanërisht pasi kombi amerikan kërkon të tërhiqet nga sfidat ekonomike dhe shoqërore për shkak të  pandemisë COVID-19 dhe të adresojë problemet në zinxhirin e furnizimit.

Në të vërtetë, ndërsa marrin parasysh kërcënimin strategjik që Kina paraqet në frontet ekonomike dhe të sigurisë, kombet aleate kanë një shans të bashkohen dhe të krijojnë një aleancë të qëndrueshme, të dobishme që udhëheq inovacionin, mbron zinxhirët e furnizimit dhe krijon vende pune të reja ndërsa promovon zhvillimin dhe aksesin për popullatat që nuk kanë mundësi në të gjithë globin.

Në veçanti, takimi i muajit tjetër të G7 në Mbretërinë e Bashkuar paraqet një mundësi unike për udhëheqësit aleatë për të bërë së bashku të gjitha vendet rreth një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të panumërta që paraqet rigjallërimi i Kinës, raporton abcnews.al

Një aspekt kryesor i kësaj përpjekje të përbashkët duhet të përqendrohet në faktin që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët  e saj duhet të rrisin avantazhin  teknologjik ndaj Kinës.  Do të jetë e vështirë për SHBA-në të konkurrojë në mënyrë efektive Kinën nëse mbështetet vetëm në fuqinë punëtore ose burimet fizike.

Përkundrazi, është e rëndësishme që të përfitojë nga aftësia e amerikanëve për t’u mbështetur në ide të reja dhe për të gjetur zgjidhje teknologjike. Të bësh diçka të tillë kërkon dyfishimin e politikave rregullatore, të orientuara drejt inovacionit, që kanë bërë Amerikën të jetë në krye të udhëheqjes globale deri më tani.

Në të njëjtën kohë, duhet të shmangen politikat e brendshme që minojnë koalicionet  aleate dhe e bëjnë më të vështirë për kompanitë që të evoluojnë me shpejtësi, që të investojnë në teknologjitë e gjeneratës së ardhshme.

Për shembull, Bashkimi Europian po konsideron legjislacionin, Aktin e Tregjeve Digjitale (DMA), që do të kufizonte aftësinë e kompanive teknologjike për të operuar në mënyrë efektive në Europë. Masa të tilla, megjithëse mund të jenë pozitive në një periudhë afatshkurtër, nuk janë konkurruese për Kinën.

Në të vërtetë, DMA, është krijuar për të synuar kompanitë amerikane duke lënë kinezët dhe konkurrentët e tjerë kryesisht të paprekur. Në vend që të ndërtojmë unitetin aleat rreth teknologjisë dhe mbrojtjes së zinxhirit të furnizimit, përpjekje të tilla si DMA kanë potencialin për të minuar bashkëpunimin që duhet  për t’u përballur me Kinën në mënyrë efektive, raporton abcnews.al

Sigurisht që ekziston një alternativë ndaj konkurrencës rregullatorë midis aleatëve. Mbi të gjitha, Amerika ka ndërtuar, për më shumë se një brez, risi inovative, që kanë ndryshuar rregullat. Risitë teknologjike kanë gjeneruar trilionë dollarë në rritje vjetore të PBB-së për kombet në të gjithë globin, ndërsa ndihmojnë demokracitë që janë në garë për konkurrencën teknologjike globale.

Kompanitë gjithashtu investojnë  miliarda dollarë në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë dhe gjenerojnë punë me paga të larta duke punësuar miliona punëtorë në Shtetet e Bashkuara, Europë, Japoni dhe kombet e tjera aleate.

Duke punuar së bashku, Amerika dhe aleatët e saj mund të shfrytëzojnë fuqinë dhe potencialin e inovacionit teknologjik për të krijuar mundësi ekonomike, politike dhe sociale. Sidoqoftë, lidershipi i vazhdueshëm në këtë arenë nuk është i garantuar. Në të vërtetë, ngritja e industrisë kineze e teknologjisë – e financuar nga vjedhja e pronës intelektuale dhe subvencionet artificiale të qeverisë  krijon një kërcënim ekzistencial për lidershipin ekonomik dhe sigurinë kombëtare aleate.

Për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi, bashkëpunimi midis aleatëve është thelbësor. Kombet amerikane dhe europiane, ashtu si partnerët amerikanë në Japoni, Australi, Zelandën e Re, Korenë e  Jugut dhe Indi, ndajnë shumë të përbashkëta si demokracitë dhe motorët e inovacionit teknologjik.

Prandaj, është në  interesin kolektiv fuqizimi i inovacionit të teknologjisë. Amerika duhet të sigurojë harmonizimin e regjimeve të teknologjisë për të ruajtur dhe mbrojtur tregjet e lira dhe të hapura, raporton abcnews.al

Një pikë e mirë fillestare për një përpjekje të tillë do të ishte që SHBA-ja dhe BE të bien dakord, në takimin e G7, për të krijuar një vend trans-Atlantik për të diskutuar këto çështje, përgjatë linjave të propozuara midis SHBA-së dhe Kinës.

Një organizatë e tillë mund të shërbejë për të zvogëluar pengesat tregtare, për të kufizuar veprimet e njëanshme dhe për të siguruar që rregullat e propozuara për teknologjinë të mos pengojnë inovacionin, veçanërisht kur rimëkëmbja ekonomike varet kaq shumë nga inovacioni teknologjik.

Vizita e ardhshme në Europë në qershor e presidentit Biden paraqet një mundësi kritike për të miratuar zyrtarisht krijimin e këtij këshilli dhe për të planifikuar një agjendë që mbështet më së bashkëpunimin teknologjik trans-Atlantik.

Pengesa më e madhe për bashkëpunimin e qëndrueshëm teknologjik midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së është bashkëpunimi. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!