Rusia ka konfirmuar mbi 10, 000 raste të reja me koronavirus në të gjashtën ditë radhazi. Brenda 24 orëve të fundit, në Rusi rezultuan pozitivë për koronavirusin 10,699 persona të tjerë.
Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 187,859. Shifrat janë bërë publike nga qendra e reagimit ndaj krizës së koronavirusit në vend.
Prej gjashtë ditësh vazhdon ky trend ndërsa të enjten u arritën numër rekord të infektuarish pasi 11,231 raste të tjera u konfirmuan. Ndërsa, brenda ditës si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 98 persona të tjerë duke e çuar bilancin total të viktimave në 1,723.
Në pak ditë, Rusia është tashmë vendi i pestë në botë më i prekur nga koronavirusi. /abcnews.al/