Ashtu siç pritej që në fillimin e kësaj merkatoje vere, “fantazisti” i italian i mesfushës së PSG, Marco Verratti është në prag largimi nga “parisienët” dhe mesa duket tashmë është gati për t’u larguar nga “Parc des Princes”, teksa ka gjetur dhe “aventurën” e tij të radhës.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, 30-vjeçari italian do të transferohet në Katar, aty ku kërkohet nga skuadra e Al-Arabi, me këta të fundit që do të derdhin në arkat e Paris Saint-Germain, plot 50 milionë euro.
Mirëpo, në Katar nuk do të shkojë vetëm Verratti, pas një klub tjetër i Superligës vendase, më konkretisht skuarda e Al Ahli ka rënë dakord me “parisienët” për transferimin e “fantazistit” gjerman, Julian Draxler dhe pritet që të dyja marrëveshjet të mbyllen deri ditën e hënë. /i.m /abcnews.al