Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Për “pazar” në Londër, Atletico Madrid gati 40 milionë euro për “yllin” anglez

schedule14:56 - 31 Korrik, 2024

schedule 14:56 - 31 Korrik, 2024

Është ndër lojtarët më të dalluar të klubit, mirëpo nuk bën pjesë në planet e teknikut, Enzo Maresca.

Pavarësishts e dëshira është e madhe për të qëndruar në “Stamford Bridge”, talenti i mesfushës së “Bluve” të Chelsea, Conor Gallagher shihet larg Londrës, sezonin e ardhshëm, ku pas klubeve të Premier League, tashmë kanë filluar edhe spanjollët të vihen pas tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid janë vënë pas “fantazistit”, 24-vjeçar, me teknikun Diego Simone, i cili e sheh prodhimin e Akademisë “Cobham”, si një lojtar tepër të rëndësishëm për skemat e tij.



Sa i përket vlerës monetare, Chelsea është i gatshëm të pranojë 40 milionë eurot e ofruar nga “gjigantët” e La Liga, me negociatat mes dy klubeve që kanë nisur prej ditësh dhe tashmë janë në fazën finale, ku pritet vetëm pëlqimi i Gallagher për të finalizuar komplet transferimin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!