Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Për pak frymë, spoti i frikshëm për koronavirusin shkakton tërmet në rrjetet sociale

schedule14:05 - 12 Korrik, 2021

schedule 14:05 - 12 Korrik, 2021

Qeveria e Australisë ka shkaktuar reagime të forta pas një spoti të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit i bëhet thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Në spot duket një vajzë që ka probleme të mëdha me frymëmarrjen, ndërsa në fund jepet mesazhi se koronavirusi mund të kapë këdo, prandaj edhe duhet që secili të vaksinohet.

Skena është mjaft frikësuse dhe pikërisht ky fakt ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku mjaft prej personazheve të njohur janë shprehur se qytetarët duan të vaksinohen, por në fakt është qeveria ajo që nuk ka siguruar dozat dhe shpejtësinë e nevojshme për menaxhimin e të gjithë procesit.   /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!