Prej ditësh në Kosovë janë shënuar shifra të larta të infektuarisht dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas statistikave më të fundit rezulton se vetëm për një javë, nga 11 gushti e deri më 17 gusht, ne Kosovë kanë vdekur 69 persona të të cilët ishin të infektuar me COVID-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 410.
Ndërkohë janë konfirmuar pozitive më Covid 1 126 raste të reja duke e çuar në 11 545 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ndërkohë në një javë janë shëruar 1 285 persona duke e çuar në 7 343 numrin e personave të shëruar në Kosovë.
Bazuar në këto të dhëna të IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë 3 mijë e 792 raste aktive me koronavirus./abcnews.al