Për një ditë në Tiranë libri zëvendëson biletën e udhëtimit

schedule14:22 - 23 Prill, 2019

schedule 14:22 - 23 Prill, 2019

Libri sot zëvendëson biletën e udhëtimit në linjat e transportit publik në Tiranë. Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e kryeqytetit, por qytetarët ishin të pa informuar rreth saj.

Morëm linjën Kinostudio –Kombinat.  Asnjë prej udhëtarëve nuk mban një libër. Ata shprehen të pa informuar për iniciativen e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës me rastin e ditës ndërkombëtare të librit.

“S’kam informacion, më vjen keq. Lexoj kur me jepet mundësia se jam e angazhuar me fëmijet e punët”.

“S’dija gjë, nuk kam lexuar as lajm asgjë”.

Informacioni i mungon dhe faturinos.  Ai na tregon se askush nuk e ka vënë në dijeni se sot një libër vlen sa një biletë.

“Normale që të gjithë paguajnë. Autobusi është për udhëtarët. S’kemi dijeni për këtë nismën e re”.

Qyetarët vlerësojnë nismën e ndërmarrë, ndonëse thonë se duhet të ishin gjetur dhe mënyrat për t’i vënë në dijeni rreth saj.

Gazetare e ABC News: Ajgena Korbi

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!