Diçka e papritur ka ndodhur ditën e sotme në rubrikën e gatimit të emisionit “Abc e Mëngjesit”.
Ndoshta të gjithë janë surprizuar kur kanë parë moderatorin Alban Musa me qep në kokë, por kjo e ka një arsye. Edhe jo pak të rëndësishme, pasi do t’i shërbejë të gjithëve.
Shefja e kuzhinës, Florenca Reci ka treguar se në qoftë se duam që gjatë grirjes së qepës së mos përlotemi, atëherë duhet të vendosim mbi kokë një shtresë së saj. Këtë gjë nuk ka nguruar ta provojë live moderatori, duke e vërtetuar, njëherazi duke shkaktuar edhe plot të qeshura.
Florenca: Lëkurën e qepës ta marrësh dhe ta vësh në kokë nuk loton.
Alban: Një sekond, ta vësh si kokore?
Florenca: Lëkurën kur e heq atë ciëpn, vendose këtu. (Bën me shenjë kokën). Me një shtresë qepe, jo atë të ahollën.
Alban: Do ta provoj sot, nëse do na rrjedhin lotët apo jo. l.k/abcnews.al