Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Për mua është një zero”, Vjola Qyra nuk e pranon faljen e Donika Locit në “Style Star”

schedule17:11 - 13 Maj, 2021

schedule 17:11 - 13 Maj, 2021

E ftuar në “Friendzone” ditën e sotme ishte konkurentja e “Style Star” Vjola Qyra. Pas debatit javën e kaluar në ABC me stilisten Donika Loci, ajo është pyetur nëse do të pranonte një falje nga ana e saj por ka refuzuar. Më tej gjatë bisedës, Vjola ka pranuar se do donte të kishte një të ardhme në televizion duke e cilësuar si një dëshirë të cilën që shpreson ta realizojë.

“Mesa duket Donikës i ka mbetur në mend vetëm gjuha ime, mënyra se si unë komentoj edhe mesa duket ajo ka dashur të marr disa leksione nga unë. Thjesht donte të ma vinte më shumë në dukje dhe e falenderoj. Nuk më intereson që më dha zero pikë se mesazhet që më kanë ardhur nga Kosova pa fund e kanë treguar se çfarë stiliste është ajo dhe se si ajo kopjon dhe nuk stilon. Kjo do të thotë që ajo për mua është një zero”, tha ndër të tjera Vjola./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!