Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për mbrojtjen e stafit në kufi, Greqia propozon bërjen e testit Covid para kontrollit të pasaportave

schedule13:39 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 13:39 - 27 Dhjetor, 2020

Greqia ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kufitare të kryhet përpara kontrollit të pasaportave.

Kjo mase pritet të merret për të mbrojtur stafet e policisë kufitare. Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite të zv/ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalia në Janinë.

Pritet që shumë shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmojë që efektivet e policisë të mos bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.

Ne rast se një person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa paëur kontakt me efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!