Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kryer një telefonatë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe i ka kujtuar këtij të fundit rëndësinë e asociacionit. Ndërsa, Kurti i ka kërkuar ndihmë që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e shtetit të tij në Këshillin e Evropës.
Lidhur me këtë, analisti Melazim Koci ka thënë për emisionin “Ballkan Update” se Parisi dhe Berlini po mbajnë të njëjtin qendrim ndaj Kosovës.
Ai ka theksuar se për Kosovën koha po mbaron, duke ngritur pyetjen se a mjafton këmbimi i asociacionit me anëtarësimin në KIE?
“Nëse para dy tre ditësh ka pasur dilema dhe rasti i asociacionit do të kërkohet si kusht për në Këshillin e Europës, tani nuk ka më. Nuk do të jetë më dilemë nëse do të jetë kusht. Parisi dhe Berlini janë me të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës. Dilemat e paraqitura se mund të bëhet ndryshim i këtij qendrimi janë të kota. Ajo ç’ka Kosova mund të bëjë është dashur të bëhet më herët se ka humbur shumë kohë si ekipi në basketboll që quan dhe shënon, por për Kosovën koha ka skaduar. Tani nuk ka më kohë as të bëhen negociata se çfarë fiton Kosova.
Nuk e di çfarë do të bëj qeveria sepse është situatë e pakëndshme, sepse ta këmbësh asociacionin me Këshillin e Europës është shumë pak. Shumë të tjerë shtrojnë pyetjen, nëse asociacioni do të niset dhe shtrohet vetëm me Këshillin e Europës? Por Prishtina është e humbur, është dashur që kjo çështje të bëhet më herët. Unë mendoj që tani është vonë. Garancat e sigurisë nuk mund ta ofroj Këshilli i Kosovës, por NATO dhe Kosova nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë çështje”, u shpreh Koçi./abcnews.al