Kukësi-Partizani ishte një ndeshje fantastike, me shumë emocione dhe gola të bukur.
I pari i Mustës ishte një “perlë”, ndërsa më pas erdhi edhe autogoli po nga i njëjti futbollist.
Në fund Kukësi shënoi edhe golin e përmbysjes, me autor kapitenin Gjelbrim Taipin.
Një aksion i bukur i verilindorëve, me Feijao që bëri një veprim teknik të shkëlqyer dhe më pas mesfushori realizoi.
Trajneri Diego Londo, i cili drejton për herë të parë në Superiore, nuk ngurron ta reklamojë golin e shënuar.
Në rrjetet sociale tekniku italian shkruan: “Një garë e bukur. Momentet për të cilat e dua këtë sport”. / abcnews.al
View this post on Instagram