Për kë voton? Si përgjigjet Agim Doçi

schedule22:26 - 8 Janar, 2019

schedule 22:26 - 8 Janar, 2019

Në këtë puntatë të emisionit “Provokacija” ishte i ftuar edhe Mjeshtri i Madh, Agim Doçi. Ai erdhi sëbashku me një pasaportë të kohës së Zogut, por bëri edhe një pëshkrim të situarës në Shqipëri.

“Përpjekjet kanë qenë kolosale në Shqipëri për ta bërë Shqipërinë kështu siç e kemi bërë. Jemi rast i veçantë në glob dhe më duket se ajo që e udhëheq frymën e politikës shqiptare është sentenca e Qershorit në vitin 1976 ku numri dy i Byrosë Politikë, Hysni Kapo i tha shokut Enver t’i ndërrojmë emrin nga kooperativa bujqësore, t’i bëjmë blegtorale. Komandanti hoqi syzet dhe tha shumë e mençur kjo Hysni po ta kisha thënë unë. Kështu që ça do të thotë e djathta, ça do të thotë e majta, ato livadhisin se kanë një komb që nuk është popull. Ne jemi ba milet dhe në një nga blasfemitë e mia them ku jeton një komb e nuk ka të dytë që ban sherr me veten, vehtes i nxjerr sytë. Pse ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit”, theksoi Doçi.

Megjithatë, Mustafa Nano nuk ngurroi ta ngacmonte ta pyeste se për kë voton Mjeshtri i Madh.

Mustafa Nano: Për kë voton Agim Doçi? Apo është pyetje mistrece?

Agim Doçi: Jo mor hiç. Absolutisht. Është pyetja më interesante që ke ba në jetë tane. Mas pesë minutash që votoj bëhem pishman. Në 2017-n publikisht e them, le ta dëgjojnë dhe teleshikuesit kam votuar për “Lëvizjen e Skraparllinjve të Inatosur”, LSI-në. Për pushtetin vendor do votoj në Shkodër sepse në 6 Nëntor 2018 teatri Migjenit të Shkodrës, Këshilli Bashkiak i Voltana Ademit më shpallën Qytetar Nderi. Tërë jetën katunar unë, Qytetar Nderi”.

Në fund e mbylli me një thirrje.

“Të dashur teleshikues, ndiqeni formatin “Provokacija”  se kjo është për të provokuar në të mirë tonë, jo në të mirë tuj. Ju po patët telekomandë, po doli Muç Nano dhe Agim Doçi fshiheni telekomandën e na dëgjoni deri në fund se mund të përfitoni atë që nuk përfitoni nga të tjerë që kanë suport politik. S’kam qenë kurrë anëtar partie, megjithëse i kam gëzuar cilësitë për të qenë anëtar i Partisë së Punës. Nuk më pranonin se thonin jam kritizier. Unë kam qejf me hy në PS dhe me heq Edi dhe me u vu vetë, por s’më zgjedhin se ky ka kenë tifoz me PD-në”, përfundoi Agim Doçi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!