Për herë të tretë radhazi, presidenti brazilian rezulton pozitiv për Covid-19

schedule16:00 - 22 Korrik, 2020

schedule 16:00 - 22 Korrik, 2020

Presidenti brazilian vijon të rezultojë pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Jair Bolsonaro për CNN Brazil.

Bolsonaro e ribëri testin pas dy javësh nga fillimi i simptomave dhe si duket, përgjigja ka qenë sërish pozitive.

Bolsonaro, i cili foli në telefon me reporterin e CNN, ka qenë duke punuar në gjysmë izolim nga rezidenca presidenciale që prej 7 korrikut, kur njoftoi për herë të parë se ishte infektuar me koronavirusin.

Presidenti brazilian tha fillimisht se kishte temperaturë, por simptoma të tjera serioze mohoi të ketë pasur.

Si një përkrahës i fortë i medikamentit antimalarian, Bolsonaro njoftoi po ashtu se është duke marrë hidroksilkolinë ndërsa shtoi se beson se ky medikament e ka ndihmuar.

Bolsonaro, i cili për një kohë shumë të gjatë e nënvlerësoi hapur virusin, del shpesh jashtë pallatit presidencial për të përshëndetur mbështetësit e tij.

Të martën, ai i tha turmës të mbledhur jashtë se shpresonte që testi i radhës, i treti që ai bën, të dilte negativ në mënyrë që ai të kishte mundësi që të kthehej në punë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!