Për herë të parë pas një shekulli, Dhoma e Përfaqësuesve nuk zgjedh dot kryetarin në raundin e parë

schedule21:07 - 3 Janar, 2023

schedule 21:07 - 3 Janar, 2023

Për herë të parë në Amerikë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin në raundin e parë të votimit.

Kevin McCarthy nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të marrë drejtimin e Dhomës, pasi nuk u mbështet nga një pjesë e kolegëve të tij.

Ai mori 203 vota, republikani tjetër Andy Biggs 10 vota, ndërsa kandidati demokrat Heekm Jeffires 212 vota.

Kevin McCarthy u bë politikani i parë që nga viti 1923 që nuk zgjidhet që në raundin e parë.

Ai është zotuar se do të luftojë deri në fund.

Seanca në Dhomën e Përfaqësuesve ështe ende duke vazhduar dhe megjithëse ligjvënësit e kanë hedhur një herë votën e tyre, ata kanë të drejtë ta ndryshojnë ata. Pritet që votimi të vazhdojë.

Pas zgjedhjeve të nëntorit 2022, republikanët rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por në ditën e parë të punimeve të saj dështuan të zgjedhin e kryetarin e Dhomës.

Pa zgjedhjen e Kryetarit, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të kryejë veprimtaritë e saj.

Ligjvënësit e bëjnë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar pas zgjedhjes së kryetarit.

Kandidatura e zotit MCarthy kundërshtohet nga një brez i ri republikanësh që mbështesin ish Presidentin Donald Trump, të cilët thonë se ai nuk është konservator sa duhet dhe nuk është aq i ashpër për të luftuar demokratët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!