Për herë të parë që nga trazirat e 8 janarit, Bolsonaro kthehet në Brazil

schedule08:34 - 30 Mars, 2023

schedule 08:34 - 30 Mars, 2023

Ish-presidenti brazilian Zhair Bolsonaro është rikthyer në Brazil, pas disa muajsh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Politikani është kthyer për herë të parë, pasi protestuesit pushtuan Gjykatën e Lartë, Kongresin dhe pallatin presidencial në Janar.

Protestat në atë kohë u organizuan pas akuzave për mashtrim të votave, pasi Bolsonaro i humbi zgjedhjet përballë rivalit të tij, presidentit Lula Da Silva. Duke folur për mediat, pas 3 muajsh, nga aeroporti i Floridas, përpara se të nisej, 68-vjeçari tha se nuk do ta udhëheqë opozitën kundër Da Silvës.

Por në një intervistë për CNN, ish-presidenti tha se do ta ndihmojë partinë Liberale si një person me eksperiencë të gjatë në politikë dhe se kishte ndërmend të udhëtonte qark Brazilit, në fushatë, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ish-presidentin e presin disa sfida, ligjore, me rikthimin në shtëpi, përfshirë një hetim nëse ai i nxiti protestuesit në janar, për të pushtuar godinat e institucioneve zyrtare.

Ai u largua nga vendi në dhjetor, përpara betimit të presidentit të ri, për të udhëtuar drejt Floridas, pasi aplikoi për një vizë turistike 6 mujore në Amerikë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!