Një avion që mbante furnizime mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë u ul në Afganistan ditën e sotme. Kjo është ngarkesa e parë me pajisje mjekësore dhe medikamente që ulet në vend që prej se talebanët morën kontrollin, sipas asaj që thuhet të në deklaratën e OBSH.
Furnizimet mbërritën në vend të hënën rreth orës 12:25 me orën lokale në aeroportin “Mazar-i-Sharif”.
OBSH dërgoi në Afganistan ndër të tjera kuti të ndihmës së parë dhe kuti për trajtimin e traumave. Sipas agjencisë së OKB, ato janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e më shumë se 200 mijë njerëzve, 3,500 procedurave kirurgjike dhe mund të trajtojnë deri në 6,500 pacientë me trauma.
Ngarkesa do të shpërndahet menjëherë në 40 struktura shëndetësore në 29 provinca rreth e qark vendit. /abcnews.al/